FOTO/ Bleu super makinë, Naser Aliji u jep shpjegim tifozëve që e kritikuan

Një ditë më parë Naser Aliji u vendos në qendër të vëmendjes duke u sulmuar nga tifozët e Kaizerslauternit për shkak se ai kishte blerë një makinë luksoze në një moment jo të përshtatshëm pasi skuadra e tij po vuan në fundin e klasifikimit.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare menjëherë ka reaguar duke i shpjeguar fansave këtë situatë.

“Duke u përgatitur për ndeshjen kundër Bochum-it. Të hënën duam të sigurojë, tri pikët. Nëse qëndrojmë të bashkuar dhe japim gjithçka, atëherë do t’ia dalim përsëri. Unë padyshim do të jap maksimumin.  E di që disa tifozë kanë diskutuar për foton time me makinën.  Por unë thjesht kam plotësuar një ëndërr timen, për të cilën kisha kursyer për shumë kohë. Kjo nuk do të thotë se nuk jam me zemër dhe shpirt i përkushtuar ndaj FCK”, ishin fjalët e futbollistit të përfaqësueses shqiptare.