Rritet numri i të sëmurëve me kancer, ulet buxheti

Numri i të prekurve nga kanceri sa vjen dhe rritet në vendin tonë, tendencë kjo që shihet në të gjithë botën. Nga viti 2014 në vitin 2015 ka një rritje prej 56,9% të të sëmurëve me kancer, duke ju referuar shifrave numri shkon nga 3286 në 5158.

Rastet më të shpeshta janë ato të kancerit të gjirit, i cili vitet e fundit ka tendencë që të prek edhe moshat e reja. Por çfarë ndodh me buxhetin që jepet për këta pacientë? Nëse i referohemi buxhetit nga viti 2012 deri në 2015 duket se ky buxhet ka ardhur në rritje.

Në vitin 2014 buxheti ishte 714 milionë lekë shifër kjo që në 2015 shkoi në 704 milionë lekë. Në një kohë kur numri i pacientëve të preku me kancer nga 2014-2015 është rritur me 56.9%, buxheti është ulur me 1.5%.

Ulja e buxhetit edhe pse justifikohet me uljen e çmimit të barnave, vazhdon të mbetet problem për pacientë të cilët janë të detyruar që të blejnë këto barna.

Organizimi i tenderave për blerjen e citostatikëve lë në kohë të gjatë pa mbuluar me medikamente pacientët.

Medikamentet që ata blejnë për bërjen e një kimioterapie shkojnë deri në 150 mijë lekë, por nuk është vetëm çmimi i papërballueshëm problem.

Pikëpyetje të mëdha ngrihen edhe me cilësinë dhe efikasitetin e këtyre medikamenteve duke qënë se ato tregëtohen pa pullën përkatëse./RTV Scan