FOTO/ Kapen pajisje në Rinas, i përkasin dy britanikëve, dyshohet se janë përgjues

Pajisjet që shikoni në fotot e siguruara nga Syri.Net dyshohet se janë përgjues. Burime bëjnë me dije se pajisjet i përkasin dy britanikëve me inicialet P.T., 61 vjeç dhe C.M., 46 vjeç.

Ka dyshimet se pajisjet janë përdorur për përgjime të paligjshme. Britanikën kanë thënë se nuk kanë bërë përgjime me pajisjet që posedonin.

Sakaq, mësohet se ato janë dërguar për ekspertizë pranë autoriteteve për verifikime të mëtejshme.