Paparazët fotografojnë Dua Lipën teksa shijon pushimet me mashkullin misterioz!

Dua Lipa prej muajsh i ka dhënë fund lidhjes me Anwar Hadid.

Prej asaj kohe nuk është përfolur më për ndonjë romancë të re, por së fundmi paparazët italianë e kanë fotografuar Duan në shoqërinë e një djali.

Këngëtarja është fotografuar në Portofino të Italisë teksa argëtohej me disa miq të saj ndërsa më e afërt ishte me njërin prej tyre.

Dua drejt Italisë udhëtoi me turneun e saj për promovimin e “Future Nostalgia”.