VIDEO/ Aksidentohet me makinë Robert Berisha

 

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Kosovë.

Sipas medias “Insajder”, bëhet me dije, se makina e këngëtarit Robert Berisha, i njohur edhe si ish-bashkëshorti i Nora Istrefit, është përplasur me një kamion.

Siç shihet edhe në videon e siguruar Berisha shfaqet shumë i nervozuar teksa bisedon me shoferin e kamionit.

Ndërkohë, bëhet me dije se aksidenti nuk ka regjistruar viktima, por vetëm dëme materiale.