Vuçiç: Me Kosovën po veproj si Titoja

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë një intervistë me të përditshmen e njohur austriake “Der Standard”, ku ka folur për zhvillimet e fundit. Në 2 prill do kandidojë si president, përkundër që si kryeministër disponon numër të madh të deputetëve. Në lidhje me pezullimin e dialogut Prishtinë-Beograd, ai fajin ua vendos shqiptarëve.

“Unë nuk bëj asnjëherë ndokënd fajtor, por parlamenti i Prishtinës vendosi për bllokimin e dialogut. Gjithashtu ata kundër Kushtetutës kërkojnë krijimin e Ushtrisë së Kosovës, të na marrin të gjitha pronat tona në Kosovë dhe përgatiten për një instancë gjyqësore për t'i fajësuar gjithë serbët për krimet e luftës. Atëherë ku ishte gabimi ynë? Unë e kam pyetur Isa Mustafën (kryeministrin e Kosovës) dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Megjithatë ne jemi gati për të diskutuar me ata. Kur unë bisedova me Angela Merkel, nuk kritikova kolegët e mi të Kosovës. Unë paralajmërova se jemi të gatshëm të përfundojmë autostradën Prishtinë-Nish, që do ngrejë bashkëpunimin dhe lehtësojë qarkullimin e kapitalit, mallrave dhe banorëve. Dhe këtë e kishte bërë më parë Titoja,” u shpreh Vucic, i cili në pyetjen sesi do duken marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në dhjetë vitet e ardhshme./Zëri