Zinedine Zidane u bë gjysh në moshën 49-vjeçare, legjenda pozoi me nipin e tij të porsalindur.

Enzo, djali i madh i Zinedine Zidane dhe të fejuarës së tij Karen Gonçalves, u bënë prindër të vajzës së tyre të parë, kështu që Zizou u bë gjysh në moshën 49-vjeçare.

“Mirë se erdhe Sia, princesha jonë”, ka shkruar Enzo në një postim në Instagram krahas një fotoje të tij duke mbajtur fëmijën e tij në krahë.

Enzo nuk ka ngurruar të shprehë lumturinë e tij në rrjetet sociale dhe 27-vjeçari ka shpërndarë një foto të babait të tij Zinedine Zidane dhe nënës së tij Véronique Fernández teksa pozojnë duke mbajtur vajzën e vogël.

Çuditërisht, postimi mblodhi mijëra pëlqime dhe qindra komente.

“Urime gjyshërve”, ka shkruar ish-lojtari portugez Luis Figo, mik i Zinedine Zidane.