Zyrtare/ Perisic bashkohet sërish me Conte-n, kroati firmos për Tottenham

Ishte në ajër, por tashmë është zyrtare. Ivan Perisic ka nënshkruar për Tottenham për dy sezonet e ardhshme.

"Mesfushori kroat me shumë përvojë do t'i bashkohet klubit më 1 korrik pasi kontrata e tij me Inter të  skadojë, teksa ka rënë dakord për një marrëveshje që do të zgjasë deri në vitin 2024 ," thuhet në deklaratën e Spurs të lëshuar të martën duke njoftuar ardhjen e futbollistit kroat (113 paraqitje, 32 gola).

Pas tre sezonesh në Itali, mesfushori i majtë i gjithanshëm ishte në fund të kontratës së tij me Interin, ku  fitoi veçanërisht Serinë A në 2021. Ish-lojtari i Sochaux, Bayern dhe Borussia Dortmund do të zbulojë një kampionat të ri. Në Premier League, Perisic do të gjejë veçanërisht një Antonio Conte, të cilin e njihte gjatë qëndrimit të tij në Lombardi dhe që luajti një rol kryesor në ardhjen e tij në Londër.