Bilanci i COVID/ Ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 51 raste të reja me koronavirus nga 710 testime të kryera. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 77 qytetarë ndërsa në të gjthë vendin mësohet se janë 287 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 33 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Selenicë, Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Durrës, Krujë, Mat, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec.  

Statistika (31 Maj 2022)
Raste të reja ditore           51
Të shëruar në 24 orë       77
Të shtruar në spitale         3
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 710 

Testime totale               1,828,907
Raste pozitive                  276,172 
Raste të shëruara             272,388
Raste Aktive                         287
Humbje jete                        3,497 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            204
Vlorë                18
Gjirokastër       17
Korçë               12
Fier                   11
Durrës              8
Elbasan            6
Shkodër           4
Dibër                3
Lezhë               2
Berat                1
Kukës              1