Zgjidhet ekipi ideal i sezonit në Champions, Reali e Liverpooli përfaqësohen me nga katër lojtarë
Pasi përfundoi sezoni në Ligën e Kampionëve, është momenti ideal për t’i bërë llogaritë.
Ditën e sotme UEFA ka zgjedhur ekipin ideal të sezonit 2021/22 në Champions.
Ky ekip është nxjerrë në bazë të performancave të lojtarëve, i përcaktuar nga paneli i vëzhguesve teknikë të shtëpisë së futbollit evropian.
Dhe, në këtë ekip gjenden nga katër lojtarë të dy finalistëve të Parisit, Real Madrid dhe Liverpool.
Në formacionin 4-3-3 mund t’i shohim edhe nga një lojtar të Chelseat, Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit.
Më poshtë mund ta shihni ekipin e vitit në Champions League.