Rivlerësimi i shtëpive mbyllet më 31 maj

Qytetarët që janë të interesuar të kryejnë rivlerë­simin e shtëpisë fillimisht duhet të paraqiten në zyrat e regjistrimit të pasurive të patundshme për të plotësuar formularin “Kërkesë për rivlerësim”. Afati për rivlerësimin e shtëpisë me taksën e ulur 2 për qind nga 15 për qind që ishte më parë është deri më 31 maj.

Pas plotësimit të formularit, qytetarët duhet të dorëzojnë edhe disa dokumente për procesin e rivlerësimit, të publikuara në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.  Sipas Zyrës së Përgjithshme të Regjistrimit të Pasurive, procesi i rivlerësimit mbyllet brenda 48 orëve. /Panorama