FOTO/ Transformimi i Bradley Cooper për rolin e ri do t'ju lerë pa fjalë

Bradley Cooper është transformuar rrënjësisht për rolin në filmin e Netflix, ‘Maestro’.

Aktori me famë botërore nuk njihej me ndryshimin drastik që pësoi, teksa interpretonte rolin e kompozitorit dhe dirigjentit amerikan, Leonard Bernstein.

Është pothuajse e pamundur që të dallohet se burri me flokë të bardha në foto, me syze, që po pinte cigare, ishte në të vërtetë aktori i famshëm.

Cooper luan dhe drejton projektin ku do të jenë pjesë Carey Mulligan, Maya Hawke dhe Matt Bomer.