Interi takon avokatin e Lukakut, ja si mund të kryhet transferimi

Romelu Lukaku dëshiron të kthehet tek Interi. Sulmuesi do të vendosë sa më shpejt për të ardhmen dhe për këtë arsye edhe pse merkato ende nuk është zyrtarisht e hapur, avokati i tij i besuar, Sebastian Ledure, ka fiksuar një takim me drejtuesit interistë për të kuptuar nëse ekzistojnë vërtetë hapësirat për të veshur sërish fanellën zikaltër.

Raundi i parë i një çështjeje që mbetet shumë komplekse mbi të gjitha për arsye ekonomike.

Belgu është i gatshëm të reduktojë pagën, aktualisht merr 12 milionë euro neto, plus 3 të tjera në formë bonusesh te Chelsea, mund të zbresë deri në 7-9 milionë euro në sezon, që gjithsesi është përtej tavanit të pagave të vendosur nga Marotta. (Tek Interi rinovimet e mëdha, nga Lautaro te Brozovic, kanë një tavan prej 6 milionë eurosh, duke përjashtuar këtu bonuset).

Pengesa mund të tejkalohet duke arritur akordin brenda 30 qershorit.

Lukaku ka mbajtur shtëpinë e tij në Milano dhe Italia mbetet në qendër të interesit, aspekt fiskal i rëndësishëm për të ruajtur avantazhet e Dekretit të Rritjes me lehtësira fiskale të cilat i fitoi kur mbërriti tek Interi në 2019.

Në këtë mënyrë nëse gjithçka përkufizohet brenda një muaji Suning, do të paguante neto shumën e kërkuar nga belgu, por në llogaritjen bruto, Interi do të paguante pak a shumë aq sa për lojtarët më të mirë që ka aktualisht në organikë.

Gjithsesi pjesa më e vështirë e operacionit mbetet Chelsea.

Klubi anglez duhet të tregohet i hapur për një huazim me të drejtë blerjeje dhe ky është hapi i vërtetë që Interi pret nga Lukaku: të detyrojë blutë që të lejojnë largimin e tij.

Tratativat me Marina Granovskian janë të vështira, duke qenë se pas shitjes së klubit ajo është e destinuar të largohet, por në të vërtetë duhet kuptuar se çfarë dëshiron të bëjë pronari i ri i Chelseat Boehly.