VIDEO/ Makina ‘fluturon’ nga rruga e përfundon tek nënkalimi, dy të plagosur në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Elbasanit në zonën afër Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në nënkalim.

Ngjarja është regjistrura rreth orës 14:00.

Ndërkohë mësohet se të lenduar kanë mbetur një djalë dhe një vajzë të cilët janë dërguar për mjekim në spital.

Policia është në vendngjarje për të shpjeguar rrethanat e këtij aksidenti.