Torino e gatshme të paguajë 1 milion euro për Etrit Berishën

Etrit Berisha i ka bindur drejtuesit e Torinos me paraqitjet e tij pozitive që i shfaqi në sezonin 2021-2022.

Portieri kuqezi e shfrytëzoi për mrekulli mungesën e titullarit, Milinkovic-Savic për shkak dëmtimi, për ta marrë më pas rolin kryesor në portë.

Për këtë arsye, mediat italiane raportojnë se klubi “Granata” po planifikon ta blejë kartonin e përfaqësuesit shqiptar.

Kartonin e portierit prishtinas e mban Spal, por që Torino është e gatshme t’i paguajë 1 milion euro për ta bërë të vetin përfundimisht ish-portierin e Lazios, i cili ishte i huazuar në ekipin torinez në edicionin që sapo përfundoi.

Berisha do të qëndronte me kënaqësi në Torino, ku do të kishte konkurrencë të fortë edhe në edicionin 2022-2023 për ta fituar një vend titullari, por që me kualitetet që ka, mund t’ia dalë mbanë.