Bullgaria nuk do të vendos embargo për naftën ruse deri në fund të vitit 2024

Bullgaria nuk do të vendos embargo për naftën ruse deri në fund të vitit 2024, u tha sot gazetarëve kryeministri bullgar Kiril Petkov.

Detaje të mëtejshme për këtë çështje do të zbulohen brenda dy ditësh, tha Petkov teksa mbërriti në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Europian për Ukrainë.

Petkov tha se përjashtimi do t'i japë Bullgarisë kohë për të gjetur burime të tjera.

Ai tha gjithashtu se është "i kënaqur" që raundi i gjashtë i sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë "do të kalojë" dhe se "flukset financiare të Rusisë do të ndalen".

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën të ndalojnë shumicën e importeve të naftës ruse si pjesë e një pakete të re sanksionesh kundër Moskës.