Zelensky kritikon BE-në edhe pasi blloku pranoi të zvogëlojë ndalimin e importeve të naftës nga Rusia

Volodymyr Zelenskyy ka kritikuar BE-në për mungesën uniteti pasi blloku nuk arriti të binte dakord për ndalimin e importeve të naftës ruse.

Presidenti ukrainas u kërkoi liderëve që të lënë menjëanë ‘të gjitha grindjet brenda bllokut, të gjitha argumentet e brendshme që vetëm po inkurajojnë Rusinë’.

Por lutja e tij dështoi pasi 27 vendet evropiane arritën të bien dakord vetëm për ndalim e 70 përqind të naftës ruse.

Por BE edhe pas këtyre sanksioneve do të vazhdojë t'i paguajnë Putinit dhjetëra miliardë euro në vit për gaz, burim kyç i të ardhurave për Rusinë.

Kryeministri hungarez Viktor Orban kundërshtari më i fortë për vendosjen e embargos ndaj naftës ruse është shprehur se nëse vendi i tij ndërpret furnizimin me naftën ruse do të ishte e njejtë me hedhjen e një bombe bërthamore për ekonominë e vendit.

Embargoja e vendosura për naftën ruse do të privojë ekonominë e Rusinë nga qindra miliarda dollarë, së bashku me miliarda të tjera nga eksportet e qymyrit të cilat tashmë, janë sanksionuar nga BE.

Duke folur me liderët të hënën përmes një videomesazhi 10-minutësh, Zelenskyy tha se duhet të bihet dakord që sanksionet të jenë  efektive, në mënyrë që Moska 'të ndjejë çmimin për atë që po bën kundër Ukrainës. 

Vetëm atëherë, tha Zelenskyy, Rusia do të detyrohet të "fillojë të kërkojë paqe".