Lufta në Ukrainë: Jeta e vështirë në Mariupol pas pushtimit rus

Qytetarët kanë nisur të dalin në rrugët e Mariupolit, një qytet në jug të ukrainës, cili u godit rëndë nga forcat ruse dhe tashmë është në kontrollin e tyre të plotë.

Të hënën banorët shihen teksa karikojnë pajisjet e tyre në një pikë karikimi i vendosur jashtë teatrit të shkatërruar të Maiupolit, ku ka energji elektrike dhe duke shkëmbyer rroba dhe ushqime në tregjet e improvizuara.

Ndërsa një autobus i instaluar nga Rusia në të cilën ndodhet një ekran gjigant transmeton një program televiz nga një kanal shtetëror rus.

Liuba një banore e Mariuploit mban syze dielli dhe një kapele për ta mbrojtur nga dielli dhe thotë se është atje për të karikuar celularin e saj.

Ajo ka vendosur të mos largohet nga qyteti dhe pse banesa e saj është shkatërruar plotësisht.

"Nuk ka energji elektrike, nuk ka ujë - gjërat janë shumë të vështira sigurisht," shpjegon ajo.

Një banor tjetër i zonës Nikolai shprehet se dhe ai është aty për të karikuar telefonin.

Asnjëri prej banorëve nuk dëshiron të tregojnë mbiemrin.

Disa banorë blejnë produktet thelbësor që i fusin në kutia që mbajnë simbolin karakteristik pro-rus ‘Z’.

Të tjerët kanë ngritur tezga për shitje ose shkëmbejnë produkte si perime dhe artikuj veshjeje.

Një grua e cila preferon të jetë anonim tha se pas luftës dhe plaçkitjes që ndodhi në qytet kishin mbetur pak produkte.

Rusia mori kontrollin e plotë të Mariupolit në fillim të këtij muaji kur më shumë se 2400 luftëtarë ukrainas u dorëzuar.

Ata strehoheshin brenda fabrikës së rrethuar të çelikut Azvostal.

 Pushtimi i Mariupolit nga Moska e ndihmoi atë të siguronte kontrollin e plotë të Detit Azov dhe të ndërtonte një urë tokësore që lidh Rusinë kontinentale me Krimenë, të cilën ajo e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.