Arbana Osmani tregon se kur do te nisë Big Brother Vip 2

Arbana Osmani, moderatorja e njohur e cila tashmë është në pritje të fëmijës së saj të tretë ka pak më shumë kohë se zakonisht për ndjekësit e saj.

Në një ask në Instagram, Arbana është pyetur ndër të tjera edhe për programin që moderon e në të cilin është pa diskutim simbol.

“Të bëj atë pyetjen që ke një jetë që e dëgjon?” – ka pyetur një ndjekës i cili kërkon të dijë se kur do të nisë Big Brother Vip 2.

Prej kohësh Arbana ka bërë me dije se programi do të ri-vijë në dhjetor, ndërsa nuk ka dhënë një datë të saktë. Edhe këtë herë ajo nuk ngurroi t’i përgjigjet pyetjes.

“Në fund dhjetori kemi thënë pra” – shkroi Arbana duke qeshur.