'Një ankth i tmerrshëm': Tërheqja dhe mjekimi i civilëve të plagosur të Ukrainës

Pokrovsk, Ukrainë  - Në karrige me rrota dhe barela, në ambulanca dhe në platformat e stacionit të trenit, ata presin. Punonjësit mjekësorë nxjerrin rampat dhe i vendosin pacientët në trenin e pajisur posaçërisht që do t'i çojë ata drejt perëndimit, larg luftimeve të ashpra në lindje të Ukrainës.

Drejtuar nga organizata e ndihmës "Mjekët pa kufij", treni është një mjet shpëtimi për spitalet e mbingarkuar në qytete dhe qyteza pranë vijave të para të frontit të Ukrainës, që po përpiqen të përballojnë një fluks të plagosurit lufte mbi rrjedhën e tyre të zakonshme të të sëmurëve.

"Që nga fillimi i luftës, kapaciteti i spitalit në lindje është nën presion," tha Yasser Kamaledin, koordinator i projektit të urgjencës së Mjekëve Pa Kufij për trenin e evakuimit mjekësor, i cili përfshin një njësi të kujdesit intensiv.

“Ideja e këtij aktiviteti është të mbështesë spitalet që janë më afër vijës së parë të frontit, të zbrazë një pjesë të kapacitetit të shtratit në mënyrë që ata të marrin më shumë pacientë nga sulmet, konflikti, por edhe pacientë të tjerë kronikë”, tha Kamaledin.

Që kur filloi të funksionojë më 31 mars, treni ka transportuar gati 600 njerëz në spitale në zonat më të sigurta të Ukrainës perëndimore, tha ai, përfshirë edhe rreth 30 njerëz të tjerë të dielën.

Ndër ta edhe 40-vjeçari Mykola Pastukh. Ai u plagos të shtunën pranë Sievierodonetsk nga një predhë mortajash kur po transportonte ndihma humanitare në qytetin që ka qenë nën sulm të ashpër ndërkohë qëa forcat ruse intensifikojnë përpjekjet e tyre për të kapur territorin ukrainas në lindje.