Moti sot dhe nesër, 31 maj - 1 qershor 2022

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë me presion normal atmosferik duke sjellë stabilitet të motit duke përmbyllur stinën e pranverës me mot të qëndrueshëm.

E martë, 31 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonën veriore dhe verilindore dhe reshje lokale. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      13/30°C
Zona e ulët          13/32°C
Zona bregdetare  15/28°C

Kosova, e martë, 31 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime, vranësira me reshje lokale dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 11°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 26°C -28°C .

E mërkurë 1 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira  në zonën veriore dhe verilindore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      14/32°C
Zona e ulët          15/33°C
Zona bregdetare  16/29°C/ Sipas RTSH