Parashikimi i motit për ditën e martë

Për ditën e Martë moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Por, në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra në formë rrebeshesh dhe stuhi shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar nga dita e mërkurë deri ditën e premte moti parashikohet i kthjellët përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në lindje të territorit.

Gjithashtu parashikohet mot i nxehtë dhe temperatura të larta për shkak të masave ajrore jugore.