Xheisara Frisku sqaron një herë e mirë të vërtetën e martesës: S’i pëlqeu mamit dhe..

Pavarësisht se qëndroi pak kohë në shtëpinë e Big Brother Vip, Xheisara Frisku ishte mjaft e komentuar, jo vetëm për lojën e saj në reality-show por edhe për jetën e saj private.

Ajo ka vendosur të flasë për herë të parë në lidhje më jetën e saj private që gjithmonë e ka mbajtur larg publikut. E ftuar në një intervistë për “Ora News” ajo zbuloi se i ka dhënë fund martesës, duke shtuar se arsyeja ishte mamaja e saj.

“Në përgjithësi më pyesin: “Si e ke burrin, kur do vijë burri jot?” Të them të drejtën un s’di vetë se çfarë bën burri im, edhe qesh kështu. Dhe kaloj edhe nuk iu them asnjë gjë, sepse është gjëja më e besdisshme. Nuk dua të më pyesin për jetën time personale, nëse deri dje kam nxjerrë ndonjë gjë, tani e mbrapa nuk nxjerr se nuk e di se nga dalin këto… Unë asnjëherë nuk kam dalë në asnjë vend me bashkëshortin, e vërteta është që jam ndarë. Mami më thoshte gjithë kohës “gjej burrë”, e mora njërin u martova s’i pëlqeu, e lashë. Po s’i pëlqeu mamit… më vjen keq”– tha ajo.

Gajtë qëndrimit të saj në BBV, rrëfeu edhe historinë e saj të jetës me vështirësitë ekonomike.

“Unë e tregova atë histori për të nxjerrë atë ç’ka kisha brenda meje si dhe të motivoja shumë vajza të cilat kanë kaluar peripecira si të miat”-tha ajo duke shtuar edhe se mamaja e saj e ka ende peng që nuk e ka çuar në lice.

“Lidhjen më të fortë e kam me mamin. Reagimet janë më ndryshe se ç’kanë qenë, pir gjëja që më ka ngelur fiksim nga mamit është që një ditë më tha që i vetmi peng që kam në jetë është që nuk të kam çuar në lice.”– tha Xheisara.