Vinicius vendos kushtet, Reali përgatit kontratën e re për brazilianin

Vinicius Junior raportohet se do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Real Madridi është duke përgatitur një kontratë të re për brazilianin.

“Los Blancos” thuhet se janë gati të plotësojnë kushtet e Viniciusin me kontratë të re, ku parashihet edhe rritja e pagës.

Me kontratën e re, 21-vjeçari do të fitojë afërsisht 10 milionë funte në vit me një kontratë që do të zgjasë deri në fund të sezonit 2027/28.

Vinicius Jr ka kontratë të vlefshme me Real Madridin deri më 30 qershor 30 qershor 2024.