Kuvendi mban 1 minutë heshtje në nderim të ish-Presidentit Nishani

Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur me një minutë heshtje seancën e sotme, në nderim të ish-Presidentit Bujar Nishani, që ndërroi jetë më 28 maj 2022 nga një sëmundje e rëndë.

Zv.Kryetarja e Kuvendit, Ermoneli Felaj, e hapi seancën me këto fjalë:

“Në nderim të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ish-ministrit dhe ish-kolegut të këtij parlamenti, ju ftoj të mbani një minutë heshtje për largimin e parakohshëm të tij nga jeta. I paharruar!”.