FOTO/ Betonizohet kalaja e Tiranës

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar disa foto ku shihet se po kryhen punime në kalanë e Tiranës.

“Mirela Kumbaro – godet sërish! Betonizohet kalaja e Tiranës e cila, brenda mureve është shpallur Zonë Arkeologjike!!! Shihni dhe gjykoni vetë mbi masakrën e re që po zhvillohet në mes të Kryeqytetit në një zonë arkeologjike A, ende të pagërmuar”, shkruan në Facebook Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.