FOTO/ Mbappe mbetet ‘ëndërr në sirtar’, madrilenët 'shpërthejnë' në kritika ndaj yllit francez

Tifozët e Real Madridit në Paris janë tallur me Kylian Mbappe pasi transferimi i tij te madrilenët nuk u realizua. 

Mbappe ishte shumë i lidhur me një kalim te Reali, por përfundoi duke qëndruar në Paris Saint-Germain , ku ai ka nënshkruar një kontratë të re me vlerë 650,000 £ në javë.

Madrilenët kanë shfrytëzuar finalen e Ligës së Kampionëve për të shprehur të gjitha pakënaqësitë ndaj yllit francez.