Ndarja nga jeta e Nishanit/ Delegacioni i BE: Ka kontribuuar për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian

Delegacioni i BE shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.

Delegacioni i BE shprehet se Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Mesazhi
Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.