", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/May/28/auto_leclerc1653756379.jpg", "width": 900, "height": 569 } }

Renditja 'Pole position'/ Në Monaco shkëlqen Ferrari, zhgënjen Hamilton

Charles Leclerc do të niset i pari në Çmimin e Madh të Monte Carlos.

Ashtu si në provat e lira, piloti monegask i Ferrarit shkëlqeu edhe në provat zyrtare, duke lënë pas shokun e tij të ekipit Carlos Sainz.

Vendi i tretë për Sergio Perez që në xhiron e fundit u përplas me barrierat mbrojtëse të pistës duke detyruar zyrtarët e garës të valëvitnin flamurin e kuq, duke mbyllur para kohe provat zyrtare.

Max Verstappen i ndikuar edhe nga rethanat në sekondat e fundit, u rendit vetëm në vendin e katërt dhe do të nisë garën e nesërme nga linja e dytë.

Lando Norris bëri një paraqitje mjaft të mirë duke u renditur i pesti, ndërsa la pas pilotin e Mercedes George Russell që do të ndiqet nga Fernando Alonso.

Zhgënjen sërish shtatë herë kampioni në fuqi, Lewis Hamilton që do ta nisë garën e nesërme nga vendi i tetë. Top 10 mbyllet nga Sebastian Vettel dhe Esteban Ocon.