Real Madrid – Liverpool/ Tifozët zgjedhin fituesin e finales

Liverpooli dhe Real Madridi do të takohen sonte në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja mes tyre do të zhvillohet në “Stade de France” të Parisit nga ora 21:00.

Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

Në anketën për ndeshjen e sotme, 57% e votuesve deri tani mendojnë se Real Madridi do të arrijë fitore dhe do të ngrejë trofeun.

Kurse, 43% e tyre mendojnë se sonte triumfojnë “Të Kuqtë”.