Ndarja nga jeta e Nishanit, Lindita Nikolla: Do të kujtohet me respekt nga qytetarët

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani, këtë të shtunë.

“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët.

Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur! U prehsh ne paqe President Nishani!”, tha Nikolla përmes një deklarate për mediat.