Ivan Perisic largohet nga Interi dhe kalon falas te klubi anglez

Futbollisti i kombëtares kroate, Ivan Perisc, ka vendosur të largohet nga Interi dhe të bëhet lojtar i ri i Tottenham.

Perisic ka rënë dakord për gjithçka me Tottenhamin dhe javën e ardhshme do të nënshkruajë kontratën dyvjeçare.

Interi vonoi ofrimin e një kontrate të re, gjë që nuk i pëlqeu kroatit i cili vendosi të pranojë ofertën e Tottenham.

Pas shtatë vitesh, shoku i skuadrës së Xhekut do të largohet si lojtar i lirë nga Interi, me të cilin fitoi një titull, Kupën e Italisë dhe Superkupën.

Për Interin, 33-vjeçari Perisic luajti gjithsej 254 ndeshje në të cilat shënoi 55 gola dhe 49 asistime.