Conte kthen sytë nga Inter, Tottenham i merr ‘yllin’ e skuadrës zikaltërve

Futbollisti i kombëtares kroate, Ivan Perisic, ka vendosur të largohet nga Interi dhe të bëhet lojtar i Tottenham.

Perisic ka rënë dakord për gjithçka me Tottenhamin dhe javën e ardhshme do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare.

Interi vonoi ofrimin e një kontrate të re, gjë që nuk i pëlqeu kroatit i cili vendosi të pranojë ofertën e Tottenham.

Pas shtatë vitesh, Perisic do të largohet si lojtar i lirë nga Interi, me të cilin fitoi një titull kampion, Kupën e Italisë dhe Superkupën.

Për Interin, 33-vjeçari luajti gjithsej 254 ndeshje në të cilat shënoi 55 gola dhe 49 asistime.