Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Këlliçi: Mirënjohës për këshillat dhe bashkëpunimin

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta e ish-presidentit Bujar Nishani.

Këlliçi shkruan se është mirënjohës përjetë për këshillat dhe bashkëpunimin si demokrat!

Mesazhi i deputetit Belind Këlliçi:

I hidhëruar nga ikja e President Bujar Nishanit!

Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve, të afërmve dhe miqve që i kishte të panumërt për vetë personalitetin dhe zemërgjerësinë e tij!

Do ta kujtoj miqësinë e tij dhe i jam mirënjohës përjetë për këshillat dhe bashkëpunimin si demokrat!

I nderuar që e njoha nga afër!

I përjetshëm qoftë kujtimi i President Nishanit!