VIDEO/ UEFA publikon 10 golat më të bukur të Europa League, mes tyre edhe një shqiptar

UEFA ka shpërndarë në rrjetet sociale 10 golat më të bukur të shënuar në UEFA Europa League dhe në listë është edhe perla e një shqiptari.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor të Lille, Edon Zhegrova, i cili në janar u ble te Basel në Zvicër.

Djaloshi nga Kosova kishte realizuar një gol mjaft të bukur me zviceranët, nga distanca, në një ndeshje kundër Kairat.