LIVE/ Numërohen publikisht, fletët e votimit për Kryesinë e re të PD

Ka filluar në selinë e PD, numërimi elektronik i votave para mediave, për zgjedhjen e Kryesisë së re të PD-së, 20 anëtarëve të saj të rinj. 

Kreu i komisionit Agron Loka shpjegoi: “Janë gjithsej, 280 anëtarë të Këshillit Kombëtar, ku kanë votuar 227 anëtarë. Një fletë votimi është dëmtuar gjatë procesit dhe është futur në zarf të mbyllur. Fleta e votimit mund të dalë edhe pjesërisht e pavlefshme, sikurse mund të dalë edhe e pavlefshme e gjitha në rast se do të ketë tejkalim të numrit të caktuar për votuesit në listë. Mund të jetë e pjesshme nëse kanë gabuar tek numri i zonjave ose tek numri i zotërinjve.

Fillojmë…

(Hap fletën e parë të votimit)

Fleta e votimit është e vlefshme.

Vijon