Çfarë çifti! Çmimin në 'Netët e Klipit Shqiptar' Evi Reçit ia dha vetë Kledi!

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Kledi Hysaj dhe këngëtarja Evi Reçi kanë bërë shfaqjen e tyre të parë publike.

Gjatë mbrëmjes së sotme në “Netët e Klipit Shqiptar” ka qenë Kledi ai që i dhuroi Evit çmimin për klipin më të mirë të muzikës qytetare, me klipin “Mangava Tut”.

Ajo që ra në sy më së shumti ishin komentet që mikja e ngushtë e këngëtares dhe njëkohësisht moderatorja e spektaklit, Arjola Shehu tha kur Evi po ngjitej në skenë.

“E bukur si gjithnjë Evi, megjithëse komplimentat për Evin duhet ti bësh ti Kledi”, tha Arjola teksa çifti u shfaq duke u përqafuar në skenë.

Kujtojmë se aludimet për një lidhje të mundshme mes tyre kanë ardhur kur ata publikuan foto të ndryshme në Instagram, por në vende të njëjta.

Më herët, Kledi foli edhe për ndarjen nga modelja Khaoula Selmi.

“U ftohën gjërat nga ana ime dhe kur isha në Austri i thashë që kjo lidhje nuk ka drejtim, kështu të dy bashkë i dhamë fund. Ishte pak e dhimbshme sepse janë 6 vite, por ka 2 vite që nuk kisha mundësi të bëja hapin që duhej, të krijoja një familje dhe të shkoja drejt martesës. Dhe nëse nuk e doja këtë me një person që kisha 6 vite, atëherë kur do ndodhte. Është ndarja e dytë, sepse kam pasur dy lidhje të gjata. E kam të vështirë dhe nuk ndodhi diçka konkrete, momenti nuk ishte i duhur por kështu e ndjeva dhe kështu vendosa”, ka thënë ai pak kohë më parë për “RTV Ora”