Benzema, për shkak të bestytnisë, nuk pranoi të paraqitej në konferencën para finales së Champions League

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka refuzuar të dalë në konferencën për shtyp para finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Arsyeja është më se e çuditshme dhe siç shkruan Cadena Cope, francezi e ka bërë për besëtytni. Përkatësisht, Benzema kishte dhënë një deklaratë për shtyp para ndeshjes kundër PSG-së në 1/8-tat, e cila po ashtu u luajt në Paris dhe ku Reali u mund 1-0.

UEFA i ka sugjeruar "Mbretërve" që të jetë Benzema ai i cili do të ndajë përshtypjet e skuadrës së bashku me Marselon para ndeshjes ndaj Liverpool-it, por francezi e ka refuzuar me “kalorësi” propozimin, pasi nuk dëshiron që rezultati të përsëritet si ndaj PSG-së.

Benzema nuk dëshiron të sfidojë fatin, ndaj në vend të kësaj në konferencë u paraqit një tjetër lojtar i Realit.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Real Madridit do të luhet sonte në Paris në orën 21:00.