Berisha: Topallit dhe Imamit i është bërë padrejtësi, qëndrimi ndaj tyre ka qenë brutal

Kryetari i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit. 

Berisha tha se Komisioni ka miratuar propozimet e tij për anëtarët e Kryesisë, emra të cilët do t'i propozohen nesër Këshillit Kombëtar. 

Ai u ndal te ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, të cilët u rikthyen në Partinë Demokratike si pjesë e Rithemelimit. 

Berisha tha se ndaj Imamit dhe Topallit në të kaluarën është mbajtur qëndrim brutal, duke iu referuar përjashtimit që u bëri Lulzim Basha. 

"Mendoj se në listë janë paraqitur kontributet e Rithemelimit, janë paraqitur zonja dhe zotërinj me kontribut, natyrisht lidhur me ata të cilët kanë vërtetje  kritika dhe sugjerime janë të mirëpritur të vazhdojnë vërejtjet ndaj Berishës pa asnjë hezitim, por gjykoj se kriter bazë kanë qenë kontributet në proces, padrejtësitë që janë bërë, Topalli dhe Imami janë propozuar, ndaj tyre patur një qëndrim brutal.

Sigurisht që listën secili mund ta bënte me ndryshe por gjykoj se është e shkëlqyer.

Në këtë listë është Ina Zhupa e cila siç keni konstatuar ju, ka luajtur një rol thelbësor në Parlament, dhe u bashkua me Kuvendin e fundit, ka ngritur çështje të rëndësishme. Deputetët e PD janë të gjithë anëtarë të Këshillit pavarësisht qëndrimeve, përveç katër pesë prej tyre s’kanë qenë anëtarë kryesie as në të mëparshmet, kështu kryesia ka gjithsej 20, pra s’ka asnjëlloj përfshirje të gjerë që ju mund të mendoni. Por janë të gjithë anëtarë të Këshillit Kombëtar", tha Berisha.