‘E dashura ime është më mirë se e jotja’/ Enca Haxhia fotografohet duke u puthur me një vajzë

Enca Haxhia është një nga këngëtaret më të suksesshme të estradës shqiptare e cila vendoset shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Ajo ndan me publikun foto dhe video të shumta ku shfaqet më në formë se kurrë teksa pushon në destinacione të ndryshme si: Dubai apo Afrikë.

Sa i përket jetës së saj private ajo është treguar mjaft e rezervuar duke mos ndarë më publikun romancat e dashurisë dhe ende nuk ka prezantuar ndonjë partner të saj.

Mirëpo, së fundmi, ajo ç’ka fansat i ka surprizuar është një video e Encës e cila shfaqet duke u puthur në buzë me një vajzë, identitetin e së cilës nuk e ka bërë publike.

“E dashura ime është më mirë se e jotja”- ishte mbishkrimi që këngëtarja zgjodhi për videon në fjalë.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që një artiste femër fotografohet duke u puthur me një vajzë, madje së fundmi është kthyer edhe në një trend nga vajzat e showbizit.