Tragjedia në liqenin e Prushit, dy fëmijët që u mbytën janë vëllezër
Dy fëmijët e moshës 10 dhe 14 vjeç që u mbytën në liqenin e Prushit janë vëllezër.
Mateo dhe Klevis Taku kishin hyrë në ujë bashkë me 4 të mitur të tjerë.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:05 në liqenin e Prushit, pranë Vaqarrit.
Trupat e tyre u nxorën nga polumbarët e RENEA rreth 2 orë pas ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.
Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.