VIDEO/ Përfshihet nga flakët një magazinë në Maliq, zjarri rrezikon banesat

Përfshihet nga flakët një magazinë në fshatin Burimas të bashkisë së Maliqit. Sipas shërbimit zjarrfikës të kësaj bashkie zjarri ka përfshirë të gjithë sipërfaqen e magazinës duke e djegur plotësisht.

Magazina kishte brenda saj materiale byjqësore përfshi dhe ambalazh kartona e arkash çka kanë ndihmuar bë përhapjen e zjarrit në të gjithë sipërfaqen e brendshme të kësaj magazine.

Vetëm ndërhyrja në kohën e duhur e skudrës se zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e flakëve duke shpëtuar kështu nga zjarri banesat që ndodheshin fare pranë magazinës e cila ndodhet brenda këtij fshati. Burime të siguara thonë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.