Mariupol: Gjenden trupat e pajetë të 70 civilëve nën rrënojat e një ndërtese

Rreth 70 trupa janë zbuluar nën rrënojat e një ndërtesë industriale në qytetin Mariupol të pushtuar nga Rusia, sipas autoriteteve ukrainase, shkruan BBC.

Trupat u gjetën nga punonjësit e urgjencës ruse në një varr masiv, tha Petro Andryushchenko në një mesazh në Telegram.

Ai tha se viktimat ishin civilët që kishin mbetur të bllokuar në ndërtesën e shembur pas bombardimeve të forcave ruse.

Të martën Andryushchenko raportoi se rreth 200 trupa të dekompozuar ishin nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese banimi në qytet.