Lirohet nga burgu Vali Corleone dhe publikon një foto 'krejt ndryshe'

'Princ Valentino Corleone' është liruar nga paraburgimi, ku po mbahej prej dy muajsh. Ai sot ka publikuar fotografi, ku shfaqet në ambientet e shtëpisë. Ai ishte arrestuar nën dyshimet se ka kanosur babanë e tij kur ishin në shtëpi.

Lajmin për arrestimin e tij e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Express. “Ankuesi ka raportuar se djali i tij/ i dyshuari P.V.C e kishte kanosur derisa ishin në shtëpinë e tyre.

I dyshuari dyshohet se në vazhdimësi iu shkakton dhunë në familje duke i kanosur prindërit e tij.

I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës , ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari zë ndalohet për 48 or. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore”.