‘Bandat e lidhura me qeverinë’/ Berisha: I bëj thirrje Dumanit të rrëfehet… Balla i lidhur me Suel Çelën

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se qeveria e Ramës ka hapur tenderin e madh të korrupsionit për tërheqjen nga rekurset për çështjet të ndryshme të klientëve të saj.

Në daljen e tij para gazetarëve, Berisha theksoi se fytyra e Ramës është Nexhbedin Dumani, i cili nuk është zbërthyer, por deri nuk ka thënë asgjë që nuk është ditur më herët.

Ish-kryeministri shtoi se s’ka pasur asnjë dyshim se banda e Elbasanit dhe bandat e tjerra kanë qenë fund e krye të lidhura me qeverinë.

Berisha: Qeveria e Ramës ka hapur tenderin e madh të korrupsionit për tërheqjen nga rekurset për çështjet të ndryshme të klientëve të saj që shkon miliarda euro në kurriz të taksave-paguesve shqiptarë. Ky është akt i paimagjinueshëm, por asgjë s’ka të paimagjinueshme në këtë vend, në këtë shtet, fytyra e të cilit është Nexhbedin Dumani. Një serial killer që po zbërthyet, e vlerësoj vendimin e tij për të rrëfyer, por i bëj thirrje të rrëfejë çdo gjë, se deri tani absolutisht s’ka thënë gjë tjetër, veç atë që e kemi ditur të gjithë.

S’ka pasur asnjë dyshim se banda e Elbasanit dhe bandat e tjerra kanë qenë fund e krye të lidhura me qeverinë. Se ato kanë pasur në xhep Prokurorinë e Elbasanit. I bëj thirrje Dumanit në emër të asaj që rifiton në vetvete një njeri që rrëfehet. Se çfarë është një i penduar i drejtësisë? Është një njeri që vendos të rrëfehet në kuptimin moral, krimet që ai ka kryer për të shpëtuar shpirtin e tij. Kjo është e pranishme ky rrëfim. I bëj thirrje që ta bëjë të plotë, ta bëj me guxim, pasi ka tendencë censure të rrëfimeve të tij tronditëse që dëshmojnë qartë atë çka thuhet nga mediat. I bëj thirrje që të bëhen publike tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën. Taulant Çela është minimuni.