Humb jetën fëmija 2 vjeç, dyshohet se ka konsumuar raki

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Devoll.

Një fëmijë 2 vjeç nga fshati Sul është dërguar në spital pa shenja jete.

Siç raporton policia, dyshohet si i mitura ka konsumuar aksidentalisht raki, nga një shishe që familjarët e kishin lënë në shtëpi.

‘Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë’ shprehet policia në deklaratën e saj.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.