Gjendet e ngordhur breshka e rrallë detare

U gjet sot e ngordhur në brigjet e bregdetit të Radhimës një breshkës detare e llojit Chelonia mydas, një breshkë e rrallë për brigjet tona.

Breshka dyshohet të ketë ngordhur nga përplasja me një mjet motorik, e cila ka shkaktuar hematoma në pjesën e kokës dhe karapaksit. Breshkës iu morën të dhënat dhe ju plotësua formulari përkatës.

Kanë qenë dy turiste gjermane, të cilat njoftuan për praninë e breshkës në breg.