VIDEO-SYRI TV/ Totti i dashuruar me Shqipërinë: Na solli fat, i lumtur për triumfin e Romës në Tiranë

Ish-kapiteni legjendari Romës, Francesko Totti, ishte një prej emrave legjendar të futbollit evropian dhe botëror, që mori pjesë në finalen e Konferencë Ligë në “Air Albania”.

Ish-sulmuesi i verdhekuqve qëndroi në Shqipëri edhe pas finales, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme.

Gjatë këtyre aktiviteteve, Totti u shpreh i kënaqur për fitoren e Romës, ndërsa shtoi se Shqipëria i solli fat.

I lumtur, i emocionuar dhe i gatshëm për batuta. Ky është Françesko Toti një ditë, pasi Roma ngriti trofeun e Conference League në një “Air Albania” elektrizues.

Ish-futbollisti i famshëm i ekipit verdhekuq u shfaq pasditen e kësaj të enjteje në një takim me Rektorin Agron Kasa në ambientet e Universitetit të Sporteve, ku edhe foli për mediat në një konferencë shtypi të improvizuar.

“I Capitano”, “Il Ottavo Re Di Roma”, siç janë nofkat e tij në Itali, i cili aktualisht është drejtor sportiv i Romës, nuk e fshehu lumturinë e tij në lidhje me triumfin e Romës në finale kundër Fejnordit.

Ikona e futbollit italian po ashtu rrëfeu mbresat e tij që i kanë lënë stadiumi “Air Albania” dhe Shqipëria, të cilat i konsideron fatsjellëse për Romën e tij.

Francesko Toti është një figurat më të mëdha të historisë së Romës, një idhulli i të gjithë tifozërisë verdhekuqe, i cili ka merituar respektin e të gjithëve brenda dhe jashtë fushës.

“Unë si të gjithë romanistët jemi të emocionuar, sepse pas shumë vitesh fitojmë një trofe. Të qenit bashkëpunëtor në të gjithë këtë, emocionet janë normale. Unë nuk jam xheloz për Pelegrinin, madje jam tejet i kënaqur për të, për Romën, për tifozët. Kushdo do të donte ta ngrite atë trofe, edhe unë kam ngritur disa trofe. Toti ka bërë historinë, por me Romën. Fakti që kam zgjedhur të luaj gjithnjë me këtë skuadër, i amplifikon pak gjërat, por për mua ky është trofe shumë i rëndësishëm. Roma ime e 2001 -it që fitoi titullin dhe kjo Romë janë dy skuadra të ndryshme. Atëherë ishin lojtarë të tjerët, tani janë të tjetrë lojtarë premtues për të ardhmen.  

“Kumbulla është një lojtar I mirë, I cili ka nxjerrë në pah vlerat e tij. Lojtar që në një grup si Roma mund të bëjë mirë. Jemi të kënaqur që është pjesë e kësaj skuadre…. Edhe sepse është shqiptar, apo jo? Faleminderit Shqipërisë, e para që na keni mikpritur në këtë mënyrë. E dyta për ne tashmë është një qytet fatsjellës. Stadiumi ishte i mrekullueshëm, edhe pse ishte pak i vogël, por ishte një bomboniera, siç themi ne në Romë.