Arrestohet lideri i ri i ISIS-it në Turqi

Kreu i ri i ISIS-it është arrestuar në Stamboll.

Sipas portalit turk Oda Tv presidenti i vendit Rexhep Tajip Erdogan është informuar për arrestimin e Abu Al-Hasan al-Qurashi dhe synon të bëjë njoftimin zyrtar në ditët në vijim. 

Kujtojmë që kreu i mëparashëm i kësaj organizate terroriste u vra në Siri në një operacioni që u zhvillua gjatë një bastisje të ekipeve të antiterrorizmit, në shkurt.