Presidenti/ Alibeaj: Po të na thërrasë Balla edhe në 12 të natës, jemi të gatshëm…

Deputeti i PD-së, Enlekejd Alibeaj ka folur gjatë ditës së sotme edhe për procesin e zgjedhjes se presidentit ku ai është përfshirë pa patur asnjë lloj miratimi nga Partia Dmeokratike

Pasi dështoi takimi me deputetët e PD për të sajuar një mbledhje gjoja, grupi parlamentar, ai ka folur për gazetarët për zgjedhjen e presidentit ku ka akuzuar mazhorancën se kishte shkelur marrëveshjen me të.

Pyetjes nëse do ketë një emër nga ana e tij, ai u përgjigj:

“Ne u qëndruam detyrimeve tona. Kishim procesin e identifikimit, por pala tjetër u tërhoq. Vlera e këtij dokumenti vlen deri në momentin e fundit. Dhe në 12 të natës jemi të gatshëm ta vazhdojmë”.